BOÇI/ PD përshëndet ‘zhbllokimin’ nga Bullgaria: Nuk është vetoja shkaku i ngecjes...

BOÇI/ PD përshëndet ‘zhbllokimin’ nga Bullgaria: Nuk është vetoja shkaku i ngecjes së Shqipërisë. Lista me 4 arsye

82
0
Shares

PD përshëndet ‘zhbllokimin’ nga Bullgaria ndërsa thekson se nuk është vetoja shkaku i ngecjes së Shqipërisë por janë 4 arsye të tjera.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI LUÇIANO BOÇI:

Në emër të Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar, përshëndes parlamentin bullgar për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ky është një hap i parë kyç në zhbllokimin e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së veriut në Bashkimin Europian.

Ritheksojmë faljen, që i kërkoi sot Kryetari i Partisë Demokratike kombit bullgar, për gjuhën prej fyesi serial të kryeministrit Rama.

Duke shtuar këtu se, heqja e vetos do ta rifusë procesin e integrimit në shinat e vërteta, ato të meritokracisë.

Partia Demokratike beson se nuk është vetoja bullgare arsyeja e moshapjes së negociatave, por një radhë shkaqesh të tjera:

Ndër to:

-Shpopullimi masiv i vendit, që ka derdhur në dyert e Europës më shumë shqiptarë se sa banorë të zonave të luftës në Afrikë dhe Lindje të Mesme;

-Korrupsioni me shokët ministra dhe shokët e ministrave, një pjesë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar;

-Përfshirja në vjedhje të pasurive publike, në trafik droge, dhe dhënia e statusit të investitorit strategjik të familjarëve të ministrave.

-Njolla e zgjedhjeve të manipuluara, që e kemi parë në kaq shumë përgjime e raporte.

-Kur thotë se Europa është më e sëmurë se Putini, ne i kujtojmë zotërisë në fjalë se Shqipëria, nën keqqeverisjen
e tij, është kthyer në të ‘sëmurën e Europës’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY