“Taulant Balla, me qindra telefonata me bandën e Elbasanit”

“Taulant Balla, me qindra telefonata me bandën e Elbasanit”

90
0
Shares

Taulant Balla, qindra telefonata me bandën e Elbasanit, deklaroi sot në Parlament kreu i PD, Sali Berisha. Kur flet me bandat, nuk flet për dashuri, theksoi kreu i PD.

Deklarata e Berishës:

Parlamenti është shndërruar në dyqanin e Lindës. E trajton si dyqanin e vet me urdhër të Edi Rramës.
Dola këtu për të denoncuar publikisht lidhjet e mëdha dhe të tmerrshme të Taulant Begos me Gentian Sharrën,njërin prej anëtarëve më të rrezikshëm të Bandës së Elbasanit.

Mes Taulant Begos dhe Sharrës ekzistojnë të patën 50 telefonata dhe qindra kilometra zbardhje të gjata të këtyre bisedave.

Biseda që e faktojnë Taulant Begon anëtar të inkriminuar të bandës së famshme të Elbasanit.

Taulant Bego ka marrë përsipër, ka dhënë porosi nga më të paligjshmet dhe ka kryer detyra nga më të paligjshmet në interes të Gentian Sharrës.

Pra Gentian Sharra është njeriu që ka blerë vota për anëtarin kriminel të Bandës së Elbasanit, që quhet Taulant Bego. Për PS-në dhe atë.

Ju bëj thirrje që të publikoni çdo regjistrim, çdo dokument, i cili implikon apo njëson Edi Ramën, bashkëpunëtorët e tij me Bandën e Elbasanit.

Bëhet fjalë për biseda për ngjarje të shumta. Po fole me bandat, flet vetëm për krimet, nuk flet për dashuri. Ta keni të qartë këtë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY