*Harta e re gjyqësore/ Adriana Kalaja: Do zgjaten pafund proceset gjyqësore, mbi 100 mijë dosje stok*
Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD Adriana Kalaja, deklaroi në tryezën e diskutimit me avokatët të organizuar nga Partia Demokratike, se janë mbi 100 mijë dosje stok që nuk dihet kur do shqyrtohen.
Ajo theksoi se Gjykata e Apelit Tiranë po shqyrton ende dosjet e vitit 2017 ndërsa shtoi se me hartën e re gjyqësore do të kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore.
“Situatë ku afatet dhe proceset gjyqësore janë shkelur, sidomos në Apel shkojnë mbi 50. Vetëm Apeli Tiranë po shqyrtohen dosjet e vitit 2017.
Pasi të hyjë ligji i hartës së re territoriale ku do mbidhen gjithë dosjet, përveç një aksesi të munguar të publikur do kemi zgjatje pafund të proceseve gjyqësore.
Do mungojë aksesi edhe i avokatit. Shumë vendime merren në dhomë këshillimi nga gjyqtarët. Nuk ka një proces të rregullt gjyqësor.”-tha Kalaja.
Më tej ajo deklaroi se sistemi i qeverisjes nuk ka një iniciativë pozitive për të zgjidhur këto probleme. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/