Gazetari, analisti dhe moderatori Alfred Lela do të jetë drejtori i Zyrës së Komunikimit dhe Shtypit të Partisë Demokratike.
Kryetari i PD-së Sali Berisha bëri prezantimin në një konferencë për median ndërkohë që e konsideroi si një gazetar të suksesshëm që do kontribuojë për opozitën.
“Kam kënaqësi të paraqes para jush Drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin e mirënjohur, Alfred Lela. Alfredi ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve ka bërë një vit kualifikimi në Masachusets University, ka kompletuar doktoraturën me një libër, më interesantin e jetës së tij. Do të drejtojë këtë sector jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe për publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës së PD-së”, u shpreh Berisha.
Nga ana e tij Lela u shpreh se “do të flasim për të vërtetën dhe do ta bëjmë në mënyrë sa më të drejtë. Pse i bashkohem projektit të Rithemelimit të Berishës? Ne që bëjmë analiza politike, kemi kohë që flasim për hapje, hapje, hapje. Nëse nuk e bëjmë dhe vetëm flasim dhe kur na vjen mundësia që ti kontribuojmë hapjes, tërhiqemi është pak hipokrite”.
Në këtë konferencë të parë në përfundim të fjalës së Berishës, Lela mori fjalën e bashkë me të edhe mikrofonin. Pajisja duket se nuk arrinte deri te vendi i Lelës dhe Berisha e kaloi përmes një battue thumbuese. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/