Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, në postën e Velipojës të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:
– N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
– N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor Hysni Beqiri B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.
Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së.
Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/