Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Lulash Qepurit ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë gjendur mbi 20 gëzhoja, 4 nga të cilat të llojit shotgun dhe të tjerat armë automatik.
Dyshohet se djali i viktimës ka qëlluar në drejtim të automjetit të autorit. Pasi ka dështuar ta ndalojë ai ka marrë ne telefon policinë, duke e lajmëruar për ngjarjen.
76 vjeçari u dërgua menjëherë në spital por fatkeqsisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.
I moshuari u qëllua 4 herë me shotgun, nga ku mori 3 plumba. Viktima e atentatit, Lulash Qepuri në tetor të vitit 2011 ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin, ku u ekzekutua mbrëmë, por edhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur e sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/