Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndëshkime të rënda për përdoruesit e qeseve të vjetra, nga 1 korriku nisin kontrollet, sa është gjoba

15/06/2022
Ndëshkime të rënda për përdoruesit e qeseve të vjetra, nga 1 korriku nisin kontrollet, sa është gjoba
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përdorimi i qeseve të vjetra joekologjike do të ketë një kosto të lartë për ata që do i përdorin në dyqanet e veta.

Importim, prodhimi dhe hedhja në treg e qeseve që nuk plotësojnë standardet e reja dënohet me gjobë nga 500 000 deri në 1,500,000 lekë, me sekuestrim të qeseve dhe deri në heqje të licensës së aktivitetit.

Pas fazës së informimit dhe të këshillimit, më 1 korrik grupet inspektuese nisin monitorimin e rreptë për zbatimin e ligjit që ndalon prodhimin, importimin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, deklaroi sot ministrja e Mjedisir, Mirela Kumbaro në takimin e organizuar në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit me përfaqësues të prodhuesve të qeseve plastike, anëtarë të Bashkimit Tregtar të Shqipërisë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Inspektorati i Tregut dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit.

Kumbaro është shprehur se qytetarët nuk detyrohen të blejnë qeset me parametrat e rinj, madje kjo duhet të shërbejë si një nxitje për t’i orientuar drejt çantave shumëpërdorimshe dhe trajsave.

“Ligji është miratuar në datën 17 mars në parlament dhe qëllimisht hyri në fuqi në 1 qershor për t’u lënë kohë subjekteve që të informohen dhe të marrin masat. Gjatë gjithë kësaj periudhe grupet tona kanë qenë në terren për të informuar dyqanet, supermarketet, tregjet për këtë nismë ligjore. Në këto ditë të para nuk ka qenë qëllim gjobitja, por informimi dhe sensibilizimi. Prej 1 korrikut, grupet inspektuese nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për importuesit, nga Inspektorati i Tregjeve për tregtuesit dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit për prodhuesit, do të jenë të rreptë duke aplikuar kontrolle dhe gjobat sipas parashikimeve ligjore për këdo që shkel ligjin. Qeset sipas standardit të ri janë shumëpërdorimshe, por përtej kësaj qytetarët nuk janë të detyruar aspak t’i blejnë. Inkurajojmë shumë çantat shumëpërdorimshe, trajsat dhe çdo mjet tjetër transporti miqësor me mjedisin”, ka thënë ministrja Mirela Kumbaro.

Kumbaro ka pranuar sugjerimet e prodhuesve të qeseve plastike për të pasur një rregullim ligjor që përfshin implementimin e elementëve vizualë me qëllim gjurmimin e qartë të prodhuesve dhe dallimin e parametrave që janë përdorur në prodhimin e qeses. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

DITA 32/ Protestuesit para Kryeministrisë, i sjellin bustin para zyrës

01/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Julia Emiri,  kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

Julia Emiri, kryetare e Këshillit Kombëtar të PD

02/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

BKH arreston në Durrës Adi Çobo Bazholin, i kërkuar në kuadër të dosjes “Ura”

01/07/2026
Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

Protestuesit bëjnë thirrje: “Nesër në orën 10:00 të gjithë te Kuvendi”

01/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.