Altin Drimadha, shqiptari në Brazil me disa qindra kile kokainë më shtëpi,...

Altin Drimadha, shqiptari në Brazil me disa qindra kile kokainë më shtëpi, USB që zbuloi linjën e dytë

236
0
Shares

Prej shumë kohësh, Policia Federale e Brazilit me mbështetjen e agjentëve të DEA-s kishin ndërmarrë një seri hetimesh për Altin Drimadhën, një shqiptar në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Departamenti i Inteligjencës vetëm së fundi arriti që të identifikonte një banesë që përdorej nga shqiptari. Ajo ndodhej në Sao Paulo të Brazilit dhe ruhej nga bandat lokale të favelave.

Më 7 Qershor, autoritetet arritën të identifikonin vendin. 25 oficerë policie bastisën shtëpinë në fjalë. Ata arrestuan dy persona që ruanin ndërtesën të cilët ishin të armatosur, ndërsa në banesë i gjetën shqiptarit plot 350 kilogramë kokainë të pastër, të paketuar dhe ambalazhuar në mënyrë luksoze me markën Louis Vuitton, ashtu sikurse edhe 230 mijë dollarë kesh.

Droga, sipas mediave vendase kishin destinacion Antwerp, Belgjikë.

USB-ja që zbuloi jahtin luksoz me 650 kg kokainë

Kështu në USB ndodhej një video e cila tregonte procesin e ngarkimit të një sasie kokaine në një anije në portin e shtetit Sao Paulo të Brazilit. Pavarësisht se sasia e saktë e substancës ishte ende për t’u përcaktuar, pamjet kishin një vulë, datë dhe orë dhe ekspozonin qartë kodin e saktë të anijes ku droga ishte fshehur.

Hetimet e mëtejshme dhe analiza e detajuar e pamjeve çoi në identifikimin e jahtit ku fshihej droga. Sipas autoriteteve braziliane, anija me flamur maltez ishte nisur muaj më parë nga porti i Monaco-s. 7 anëtarë të ekuipazhit kishin mirëpritur në bord një grup prej 6 studentësh filozofie nga Universiteti i Sunshine Coast, Queensland, Australi.

Ata kishin qenë sëfundmi në Nice dhe ishin gati për të ndërmarrë ekspeditën e tyre në Brazil. Sipas planit, ata fillimisht lundruan në brigjet spanjolle, në ngushticën e Gjibraltarit dhe rreth ishujve Kanarie për të shkuar më pas në Oqeanin Atlantik, me qëllim portin e shtetit të Sao Paulo, si destinacioni final.

Por ndërkohë që ishin larguar nga Sao Paolo në drejtim të Lisbonës, falë USB-së, autoritetet braziliane njoftuan mënjëherë homologët portugezë që ta ndalonin jahtin gjatë kohës që do të qëndronte në kryeqytetin portugez, përpara se të kishte mundësinë që të vijonte rrugën për të Brisbane, Australia, në Gusht, sipas itinerarit.

Falë autoriteteve, ngarkesa nuk arriti kurrë në destinacionin e saj final. Më 8 Qershor, në momentin që anija kishte hyrë në ujërat portugeze, jahti u ndalua dhe në pranga ranë 13 personat që ndodheshin në bordin e tij.

Brenda tij, autoritetet gjetën plot 650 kg kokainë të pastër e paketuar njësoj si ajo në shtëpinë e shqiptarit në Sao Paulo. Destinacioni i saj ishte Brisbane e Australisë. Mes gjërave të tjera që u sekuestruan ishin 4 AK 47, 2 telefonë të koduar dhe 60 mijë Dollarë australianë.

I përfshirë një tjetër shqiptar, në total sekuestrohen 1 ton kokainë

Nga mbledhja e informacioneve të inteligjencës konfirmohet se në këtë rrjet është i përfshirë edhe një tjetër shqiptar, përveç atij të Altin Drimadhës, i cili rezulton të jetë personi që koordinonte aktivitetin në Brazil.

Shqiptari i dytë besohet se është një nga kokat e këtij rrjeti dhe se vjen nga një e shkuar domethënëse kriminale në Australi dhe hetuesit po shpresojnë që falë tij të mund bëjnë edhe më shumë përpara me hetimet e tyre.

Duke marrë parasysh provat, arrestimet, pamjet dhe inteligjencën e mbledhur, Interpoli ka ndërhyrë për të hetuar një rrjet të madh të organizatave kriminale, që vepronin në rang ndërkombëtar në këto zona: Adelaide dhe Brisbane në Australi; Amsterdam në Holandë; Antwerp në Belgjikë, Monte Carlo në Monako.

Shqiptari Altin Drimadha dyshohet të jetë larguar nga Brazili dhe mund të jetë aktualisht në kufijtë e Bolivisë.

Në përfundim të operacionit që u kodua “Da Vinçi”, autoritetet arrestuan dy rojet e armatosura që u gjetën në banesën e shqiptarit, kapitenin, oficerin, inxhinierët dhe marinarët e jahtit.

Stafi, me origjinë nga Italia, Filipinet, Republika Domenikane dhe Ekuadori, akuzohen për ndihmë të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Autoritetet portugeze ndaluan po ashtu 6 studentët australianë të cilët po merren në pyetje, pavarësisht se dyshohet se nuk ishin të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Në total, autoritetet sekuestruan 1000 kilogramë kokainë të pastër (350 kilogramë në Sao Paulo dhe 650 kg në jaht),  230 000 dollarë amerikanë, 60 000 dollarë australianë, 6 armë AK 47, një USB flash drive dhe 4 telefona celularë të koduar.

Brazili mund të mos prodhojë kokainë brenda vendit, por ai ende përfaqëson një nga kanalet kryesore për të trafikuar drogë të paligjshme nga Amerika Latine në Evropë dhe kontinente të tjera./tvklan.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY