Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gjermania, një shans për azilkërkuesit e refuzuar, projekligji drejt miratimit

07/06/2022
Gjermania heq kufizimet e lëvizjes për udhëtarët që shkojnë nga Shqipëria
Share on FacebookShare on Whatsapp
Azilkërkuesit me kërkesë të refuzuar të azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në Gjermani, raporton Dojçe Welle.
Këtë e parashikon një projektligj i qeverisë gjermane.

Sipas një projektligji të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin, azilkërkuesit e refuzuar, por që janë integruar ndërkohë në Gjermani mund të qëndrojnë në të ardhmen në Gjermani, raporton revista gjermane “Der Spiegel”. Në të njëjtën kohë qeveria do të dëbojë më shpejt të dënuarit për vepra penale.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser (SPD) kërkon ta paraqesë sa më shpejt projektligjin e quajtur “shans për të drejtë qëndrimi”, thuhet edhe në një njoftim të agjencisë KNA. Me këtë migrantët që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” (pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi) –  do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht gjithmonë në Gjermani. Nëse futet në fuqi rregullorja e re, prej saj do të përfitonin 105.000 vetë.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë, se zotërojnë gjuhën gjermane, dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani. Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin. Ky plan i ministres, Nancy Faeser ka qenë përcaktuar në marrëveshjen e koalicionit mes SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve.

Në të njëjtën kohë ministrja, Faeser angazhohet për dëbimin konsekuent të azilkërkuesve të refuzuar që nuk respektojnë ligjet gjermane. “Veçanërisht dëbimi i të dënuarve dhe personave rrezikues duhet të zhvillohet më me konsekuencë”, thuhet në projektligj. Për këtë do të ashpërsohen rregulloret e dëbimit, po sipas marrëveshjes së koalicionit. DW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.