Situatë e rëndë në polici. Plagosja në Kombinat, një tjetër polic, efektiv...

Situatë e rëndë në polici. Plagosja në Kombinat, një tjetër polic, efektiv i FNSH qëllon me armë zjarri

223
0
Shares

Një tjetër polic ka qëlluar këtë mbrëmje me armë zjarri duke plagosur një 60 vjeçar në Kombinat, vetëm pak çaste para se vritej një polic nga kolegu i tij në komisariatin 3 në Tiranë.

Ai është efektiv i FNSH dhe policia raporton se ishte e dehur ndërsa qëlloi.

Detajet:

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë pak më parë, i cili bën fjalë se në Kombinat është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M. L., 60 vjeç, ju sqarojmë se:

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 është identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit, autori i kësaj ngjarje, shtetasi L. Gj., efektiv i FNSH-së, i cili gjatë kryerjes së krimit ka qenë në gjendje të dehur.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjensia e Mbiikëqyrjes Policore (AMP) nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY