PALASË/ Rrymat tërheqin në thellësi të detit pedalinën me 2 persona, policia...

PALASË/ Rrymat tërheqin në thellësi të detit pedalinën me 2 persona, policia tregon përpjekjet për shpëtim

61
0
Shares

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy personave të cilët rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Rreth orës 20.00, këtë mbrëmje, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Komisariatit të Policise Himarë, se në vendin e quajtur “Rrugët e bardha”, në Palasë, dy shtetas të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëher në ndihmë të tyre,dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut të dy shtetasit dhe konkretisht:

S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Menjëherë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY