Është kapur një sasi e konsiderueshme kokaine sot në portin detar të Durrësit brenda një ngarkese me qymyr.
Droga është gjendur në hambarin e anijes Unistream me flamur të Antigua Barbuda.
Anija u ankorua me dt 16 maj në kalatën lindore të portit detar të Durrësit. Ajo ka transportuar qymyr me destinacion portin e Durrësit.
Ndaj të gdhirë në bordin e anijes është gjendur njësia task force e cila ka qenë e sinjalizuar nga partnerët ndërkombëtarë për ekzistencën e drogës në hambarët e anijes.
Nga kontrolli ka rezultuar se një sasi droge e ambalazhuar gjendej në hambarët e anijes.Deri tani kokaina është kapur brenda bananeve por së fundmi kjo strategji ka ndryshuar.
Të paktën 50 kg kokainë janë nxjerrë nga ngarkesa me qymyr në portin e Durrësit. Dyshohet që sasia është akoma më e madhe, ndërsa pritet të nis puna për kërkimin në do cep të anijes. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/