Berisha kërkon anulimin e heqjes së vizave për rusët dhe largimin e...

Berisha kërkon anulimin e heqjes së vizave për rusët dhe largimin e ambasadorit rus nga Tirana

43
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që Shqipëri të anulojë vizat për qytetarët rusë që priten të vijnë për pushime.

Berisha foli fill pas fjalës së presidentit Zelenksi në parlamentin shqiptar përmes skype i cili kërkoi kufizimin e hyrjeve të rusëve në Shqipëri.

“Ka qenë një vendim absurd shpallja e ftesa e Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni vrasës, përdhunues, pasi kryejnë masakra të vijnë e të dynden në plazhet tona për të rikuperuar për të marrë veten kjo ishte një fyerje e rëndë për ju që ndoqet fjalën e Zelensky kjo ishte dhe një kërkesë e tij. Çfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie kjo ftesë për rusë të cilët po bëjnë luftën më të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri”, tha Berisha.

Në vijim ish-kryeministri Sali Berisha tha se Shqipëria duhet të largojë ambasadorin rus nga Tirana dhe të tërheqë ambasadorin shqiptar nga Moska. Berisha theksoi se këto dy akte duhet të ndërmerren si qëndrim ndaj luftës në Ukrainë.

“Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin e marrëdhënieve politike dhe diplomatike me Rusinë si një dëshmi ndaj një qëndrimi të papajtueshëm ndaj një vendi të lirë. Shpreh solidaritetin tim më të madh për Ukrainën dhe popullin e saj”, deklaroi Berisha.

Në lidhje me kërkesën e Zelenskit për kufizimin e rusëve për të hyrë në Shqipëri, Rama është pyetur pak ditë më parë në lidhje me këtë cështje.

I pyetur nëse do të duhej të rishikohej vendimi për të përjashtuar turistët rusë nga heqja e vizave, Rama e kundërshtoi.

Pyetja që iu bë Ramës: Shqipëria ka lehtësuar procedurat për hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri mes tyre dhe shtetasve rusë, pra ata mund të futen pa viza mendoni se duhet rishikuar kjo?

Përgjigja e shkurtër e Ramës: Jo, nuk mendoj. a.b

Deklarata e plotë e Berishës:

Ndoqëm me vëmendje dhe interes të madh, por edhe me emocione të thella fjalimin e presidentit të Ukrainës, këtij vendi, këtij kombi që po martirizohet për lirinë e Europës dhe Botës, në një agresion barbar të Vladimir Putinit i cili theksoj se paraqet sot një monstër me fytyrë njerëzore, një Kain që ka shndërruar kombin e tij në ‘kainër’ që ekzekutojnë vëllezër, fëmijët e tyre, gratë e tyre dhe djegin dhe shkatërrojnë shtëpitë e tyre.

Qëndresa e kombit ukrainas është një frymëzim i madh për të gjithë ata që duan lirinë dhe për të gjithë ata që besojnë te vlerat e saj. Siç jeni në dijeni, që në ditët e para të agresionit kemi ngritur zërin tonë në këtë Parlament, për ndihma konkrete të gjithanshme ndaj këtij kombi dhe këtij vendi.

Padyshim, Shqipëria është e rreshtuar në anën e NATO-s, OKB ka dhënë ndihmesën e vet, por ajo që më lëndon shumë dhe deri diku mund të them se edhe na turpëroi sot, është qëndrimi i dystuar i Edi Ramës gjatë këtyre muajve të këtij agresioni barbar.

Në njërën anë votohej për dënimin e tij në Këshillin e Sigurimit, shprehet solidaritet me kombin e Ukrainës, por nga ane tjetër promovohet ideja ruso-serbe e ‘Ballkanit të Hapur’, një projekt fund e krye anti-amerikan, projekt që i hap rrugën hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon.

Së dyti, ka qenë një vendim absurd shpallja dhe ftesa e Edi Ramës për turistët rusë në Shqipëri. Imagjinoni ju vrasës, përdhunues, ‘kainër’, pasi kryejnë masakra të dynden në plazhet tona për t’u rikuperuar, për të marrë veten. Kjo është një fyerje e rëndë për shqiptarët dhe ju që e ndoqët fjalën e presidentit Zelensky, kjo ishte edhe një kërkesë e tij.

Ça ishte ky gjest mes kësaj barbarie, kjo ftesë për rusët të cilët po bëjnë luftën me të padrejtë në tërë historinë e tyre të gjatë. Ndaj dhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për çdo qytetar rus që kërkon të hyjë në Shqipëri.

Po në këtë kontekst, kërkoj largimin e ambasadorit rus nga Tirana dhe tërheqjen e ambasadorit shqiptar nga Moska. Zvogëlimin në maksimum të të gjitha marrëdhënieve politike e diplomatike me Rusinë, si një dëshmi e një qëndrimi të papajtueshëm me këtë agresor ndaj një vendi të lirë. Shpreh solidaritetin tim më të madh, simpatinë time më të thellë për Ukrainën, presidentin dhe popullin e saj.

Lavdi Ukrainës!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY