Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/ Putini në kërkim të një fitore simbolike në Ukrainë deri më 9 maj

02/05/2022
ANALIZA/ Putini në kërkim të një fitore simbolike në Ukrainë deri më 9 maj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Caushi

Nëse analistët perëndimorë kanë të drejtë që Putini ka kërkuar fitore në Ditën e Fitores, kjo do të thotë se gjeneralet rus duhet të arrijnë diçka pas disfatave poshtëruese në dy muajt e parë të luftës. 9 maji është një festë e rendesishme në kalendarin rus, një ditë kur vendi feston kapitullimin e gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore me  paradë të madhe trupash dhe armatimi në Sheshin e Kuq. Analistët thonë se Putin dëshiron të jetë në gjendje të festojë dicka të ngjashme me fitoren për luftën e tij ne Ukraine atë ditë. Por pushtimi rus nuk ka shkuar sipas parashikimeve të Putinit. Përpjekja për të marrë Kievin dështoj, kryqëzori kryesor i flotës ruse “Moskva” u fundos, ruset kanë humbur të paktën 15,000 ushtarë, (burimet ukrainase thone 23,000 ushtare) shumë më tepër se në të gjitha fushatat e mëparshme post-sovjetike se në Ceçeni, Gjeorgji, Siri, të kombinuara. Ndërsa agresionit rus në Ukrainë ka hyre ne ditën e 68, Moska tashme e ka rishikuar strategjinë e saj të luftës dhe ështe fokusuar në përpjekjen për të marrë kontrollin e Donbasit dhe rajoneve të tjera në Ukrainën lindore, sipas vlerësimet të inteligjencës amerikane, dhe kjo është më e mira që Putin mund të bëjë dhe ende ofron një lloj ngjashmerie të një narrative të suksesshme për popullin rus. Dhe me kete pikesynim Rusia ka rritur tempin e ofensivës së saj në Ukrainën lindore dhe jugore dhe qyteti strategjik i Mariupolit qëkonsiderohet si ura mbi toke për rusët nga Dombasi në Krime, pothuaje se eshtë nën pushtim rus me perjashtim të një xhepi tëvogël rezistence qe vjen nga fabrika e çelikut AZOVSTAL,dhe kjo situate në terren pranohet edhe nga zyrtaret e Kievit. Rusia e aneksoi rajonin e Krimesë në Ukrainë në vitin 2014. Keshtu një kalim i kontrolluar nga Rusia në jug-perëndim përgjatë bregut të Detit Azov nga Mariupol në Krime i siguron Moskës një fleksibilitet më të madh në ofensivën e saj në Donbas. Pra sic konfirmohet edhe gjeografikisht Plani B i Rusisë është dyfishimi i përpjekjeve dhe forcat tokësore dhe fokusimi në marrjen e më shumë territoreve në lindje të Ukrainës, dhe duke shpresuar, por me pak gjasa, pjesëntjetër te bregut të Detit të Zi. Nëse kjo mund të bëhet në kohë për paradën e 9 majit është shumë e diskutueshme. Ukrainasit po marrin armatim të rëndë dhe morali është i lartë. Së fundmi edhe disa vende te NATOs qëhezitonin të dërgonin tanke, topa apo pajisje te tjera ushtarake për forcat ukrainase, tashme e kane kaluar këtë fazë. Pese dite me pare Gjermania tha se do të dërgojë në Kiev 50 tanke Gepard me sisteme kunder-ajrore, duke shënuar një ndryshim të rëndësishëm të politikës së Berlinit. Ndërsa vetëm Shtetet e Bashkuara që sic u shpreh Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy në takimin me Nancy Pelosi, Kryetarja e Kongresit Amerikan, te shtunën në Kiev, “janë liderët në mbeshtetjen e luftës së Ukrainës ndaj agresionit rus” kane dhene miliard dollar ndihme per ish vendin Sovjetik. Kështu Presidenti Joe Biden javën e kaluar i ka kerkuar Kongresit te miratojë sa me shpejt te jete e mundur një paketë gjigante ndihme ushtarake dhe ekonomike prej 33 miliardë dollarësh për Ukrainën, duke e dyfishuar nivelin e ndihmës së SHBA-së deri më tani. Kërkesa e presidentit Biden përfshin mbi 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike për Kievin dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare. Me ndihmat ushtarake qe rrjedhin drejt Ukraines, me lumin e sanksioneve nga Bashkimi Europian, vendet e G7 apo shtete te tjera, Moskes po i goditen rëndë financat dhe me kalimin e muajve kjo mund të diktojë një ndryshim eventual të politikës, por jo deri më 9 maj. Asnjë nga këto ndryshime nuk do të jetë i dukshëm deri atëherë dhe Putin do të ketë një paradë fitoreje më 9 maj, pavarësisht statusit të luftës, por edhe nëse ka një festë ruse, një fitore aktuale është larg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.