Vrasësi i dyfishtë në Angli, lëvizje të dyshimta në Shqipëri

Vrasësi i dyfishtë në Angli, lëvizje të dyshimta në Shqipëri

62
0
Shares

Vital Dapi, vrasësi i dy të moshuarve në Angli, rezulton se ka qenë në Shqipëri disa herë gjatë viteve 2014 dhe 2016.
Pavarësisht se dispononte një pasaportë shqiptarë që prej vitit 2007, me këtë foto, me emrin Vital Dapi, ai nuk e ka përdorur asnjëherë atë.
Çdo herë që ai ka hyrë në territorin shqiptar ka përdorur dy dokumente një kosovare dhe një britanike, nën identitetin e vjedhur Ali Qazimaj, foto tjetër.
Ajo që po hetohet janë lëvizjet e dyshimta brenda territorit shqiptar.
Sipas të dhënave, figuron se 44-vjeçari ka hyrë në Shqipëri me 31 Gusht të vitit 2015 dhe më pas për 8 muaj deri në Mars të vitit 2016 rezulton të ketë qëndruar në Shqipëri.
Me 20 Mars të këtij viti, ai ka dalë në pikën kufitare të Morinit në Kukës dhe brenda 5 minutash ka hyrë sërish në rrethana të paqarta në territorin shqiptar.
Ligjërisht figuron se Vital Dapi me identitetin Ali Qazimaj, të mos ketë dalë më në rrugë legale nga Shqipëria.
Dyshimet janë përqendruar tek dalja në mënyrë ilegale nga kufiri i gjelbërt me Kosovën, si dhe tek përdorimi i një dokumenti tjetër të falsifikuar me identitet tjetër.
Vital Dapi akuzohet se me datën 3 qershor të ketë vrarë  në Suffolk, Peter Stuart 75 vjeç dhe zhdukur bashkëshorten e tij, Silvia 69 vjeç.
Menjëherë pas krimit, ai u largua drejt Francës me dokumentin anglez, nën identetin Ali Qazimaj, nga ku humbi dhe gjurmët, për t’u arrestuar 13 ditë më vonë në Luxemburg, ku fshihej në një hotel.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY