Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Britania alarmon për sigurinë, ministrja e Jashtme Truss propozon tri objektiva

28/04/2022
Britania alarmon për sigurinë, ministrja e Jashtme Truss propozon tri objektiva
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në vazhdën e krizës në Ukrainë, Ministrja e Jashtme britanike Liz Truss mbajti një fjalim në “Mansion House” më 27 prill për të kërkuar një pozicionim të ri në qasjen e botës së lirë për të luftuar agresorët në mbarë botën.

Ministrja theksoi se lufta duhet të jetë “katalizator” për “një formulim dhe modelimin të ri” të arkitekturës globale të sigurisë pas dështimit në Ukrainë. Ajo vlerësoi fuqinë dhe unitetin e përgjigjes botërore ndaj pushtimit të Rusisë, por shtoi se duhet të përforcohet më tej për të garantuar që agresorët të dështojnë në të ardhmen.

Ministrja Truss nxiti veprim në tri fusha:

1. Mbrojtje më e fortë – e bazuar në një investim kolektiv më të madh në mbrojtje, duke korrigjuar një “gjeneratë nëninvestimesh, me 2% të PBB-së si vlerë minimale, jo maksimale”.

2. Rritjë e sigurisë ekonomike – reduktimi i varësisë ekonomike nga agresorët dhe krijimi i lidhjeve më të forta në fushën e tregtisë, investimeve, shkencës dhe teknologjisë mes aleatëve.

3. Ndërtimi i një rrjeti më të fortë aleancash – me G7-n që luan një rol më të fortë, dhe ndërtimi i një rrjeti më të thellë, më të ndërthurur partneritetesh dypalëshe në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.

Ministrja e Jashtme paralajmëroi gjithashtu se “fati i Ukrainës është ende në lojë ” dhe u kërkoi aleatëve të përforcojnë angazhimin për të siguruar dështimin e Putin-it në Ukrainë.

“Le të jemi të sinqertë. Arkitektura që ishte projektuar për të garantuar paqe dhe begati dështoi në Ukrainë. Ne kemi nevojë për një qasje të re… një qasje që ndërthur sigurinë “e ashpër” dhe sigurinë ekonomike… një qasje që ndërton aleanca më të forta globale dhe ku kombet e lira janë më të vendosura dhe të sigurta… një qasje që tregon qartazi rikthimin e gjeopolitikës.

Nuk mund të jemi të vetëkënaqur – fati i Ukrainës mbetet në lojë. Dhe le të jemi të qartë – nëse Putin-i fiton, do të ketë mjerim të mëtejshëm në të gjithë Evropën dhe pasoja të tmerrshme në të gjithë globin. Nuk do të ndihemi më kurrë të sigurt. Prandaj, duhet të jemi të përgatitur për një konflikt të gjatë dhe duhet të dyfishojmë mbështetjen tonë për Ukrainën.

Sanksionet tona e bënë Rusinë të përballet me mospagimin e parë të borxhit pas një shekull. Duhet të shkojmë më tej. Putin-i nuk duhet të ketë asnjë aleat për të financuar këtë luftë të tmerrshme. Kjo do të thotë ndërprerje të importeve të naftës dhe gazit njëherë e përgjithmonë.

Në të njëjtën kohë duhet të ndihmojmë Ukrainën. Kjo do të thotë të ndihmojmë refugjatët, ta furnizojmë me ushqime, ilaçe dhe gjëra të tjera thelbësore si dhe të mbajmë në këmbë ekonominë e saj.

Së bashku kemi një forcë të jashtëzakonshme. Le ta përdorim për të krijuar një botë më të mirë, më të sigurt dhe një ekonomi globale më të fortë.

Agresorët janë të përgatitur të jenë të guximshëm – ne duhet të jemi edhe më të guximshëm.

Kështu do të garantojmë që sovraniteti i Ukrainës të rivendoset.

Kështu do të sigurojmë që agresioni të dështojnë.

Kështu, anembanë globit, ne do ta fitojmë këtë epokë të re për paqe, siguri dhe prosperitet”, tha Ministrja Truss.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

Qëlloi të bijën me thikë në një rrugë të Durrësit

26/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

Rama takon Netanyahun në Jeruzalem, theksohen marrëdhëniet historike Shqipëri–Izrael

26/01/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

GJIROKASTËR/ Në pranga bashkëjetuesi për shkak të vajzës së mitur të mikeshës

26/01/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Nis procesi gjyqësor për çështjen ‘Partizani’, largohet media. Arsyetimi i gjykatës

26/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.