FOTO & EMRI/ Ja kush është biznesmeni që u mashtrua dhe u...

FOTO & EMRI/ Ja kush është biznesmeni që u mashtrua dhe u vodh on-line

67
0
Shares

Një biznesmen 68-vjeçar ka kallëzuar në Policinë e Tiranës se ka rënë pre e krimit kibernetik nëpërmjet mashtrimit.
Ai është Ideal Agolli 68 vjeç, me origjinë nga Korça dhe banues në Tiranë, bashkëpronar i firmës Elia sh. p. k., ka rrëfyer para oficerëve të policisë gjyqësore të Sektorit Kundër Krimit Ekonomik, se ka pësuar një dëm financiar prej 50 milionë lekë (të vjetra).
Atij i janë marrë 10.600 euro dhe 27.700 dollarë amerikanë.
Sipas tij, persona të panjohur me një adresë e-maili fals e identifikuar (si ëfsi1079@163.com), nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, kanë devijuar në mënyrë të paligjshme transfertën bankare, e destinuar për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shanghai CET Electric Co. LTD”.
Kompania në pronësi të 68-vjeçarit merret me import – eksport me shumicë dhe pakicë; materiale dhe pajisje industriale.
Ai kishte kryer edhe herë të tjera pagesa për mallrat që blinte, por kjo është hera e parë që ai e bënte pagesën në adresën që u përdor për vjedhjen.
Policia thotë se po heton për të identifikuar autorët, të cilët nuk dihet ende se nga ç’vend e kanë bërë ndërhyrjen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY