Universiteti i Tiranës ka ulur kuotat e pranimit në disa degë duke shënuar viton e parë që ul nunrin e studentëve në 20 vitet e fundit.
Janë parashikuar 4902 studente të rinj ndërkohë në këtë kuotë nuk janë të përfshira kuotat për studentët nga trojet shqiptare apo shtetasit e huaj.
Në gjashtë fakultetet e Universitetit të Tiranës, më i prekur është ai i Gjuhëve të Huaja, i cili do të presë 135 studentë më pak se viti i shkuar. Gjuha gjermane do të ketë ulje ne kuota pas një “bumi” kërkesash në vitet e fundit. Po ashtu edhe gjuha frënge dhe ajo italiane, spanjolle, ruse dhe greke.
Shkurtimet kanë prekur dhe fakultetin e Histori Filologjisë. Dega e Historisë ka pësuar ulje drastike me 70 studente më pak se vitin e kaluar, ndiqet nga Gazetaria me vetëm 80 pranime nga 120 qe ishte një vit me pare, Arkeologjia dhe Gjeografia.
Në Fakultetin e Shkencave Sociale, e vetmja dege me kuota më të ulura është Filozofia e cila do te ofroje 10 vende me pak krahasuar me vitin e kaluar.
Fakulteti i Drejtësisë me programin 5 vjeçar nuk i ka ndryshuar kuotat dhe ofron te njëjtën numër pranimesh, 640 studente. Edhe Fakulteti i Shkencave të natyrës mbetet i paprekur këtë vit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/