EMRI/ KPK shkarkon gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, detajet

EMRI/ KPK shkarkon gjyqtaren e gjykatës së Tiranës, detajet

55
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani.

Gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflik interesi në gjykimin e disa çështjeve.

Osmani pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës dhe kërkoi çelje të hetimit edhe për dy kriteret e tjera. Kryesuesja Valbona Sanxhaktari sqaroi në fillim të seancës se kërkesa e subjektit për çeljen e hetimit për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin nuk ishte pranuar.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi u krye nga trupa e KPK-së, e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Olsi Komicin.

Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Tiranës. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY