Historia e plagosjes në Pogradec. I ati bëri të njëjtën gjë dy...

Historia e plagosjes në Pogradec. I ati bëri të njëjtën gjë dy vite më parë

59
0
Shares

Joan Muçllari, një emër jo i panjohur për mediat, është personi që u plagoa sot në Pogradec.

Dy vite më parë iu bë atentat babait të tij, pasi u qëllua me armë në drejtim të hotelit në pronësi të tyre, në pikun e sezonit turistik.

Edhe ngjarja e sotme ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka, pasi i plagosuri i ditës së sotme është djali i pronarit të hotelit, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm. Dyshimet për ditën e sotme janë se njëri nga autorët është një nga personat e përfshirë edhe në atentatin e vitit 2020.

Lidhur me ngjarjen e dy viteve më parë policia vuri në pranga Ilir Berberin 52 vjeç, Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç dhe Elvir Haxhian 32 vjeç.

Ndërkohë lidhur me ngjarjen e sotme një nga personat që ka qëllkuar me armë ndaj Muçllarit është Firdeus Berberi, djali i Ilir Berberit. Ndërsa autori i dytë është Greisi Maxhari.

Njoftimi i policisë:

Plagosën me armë zjarri gjatë një konflikti të çastit një shtetas, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Më datë 25.04.2022, rreth orës 16:00, në Spitalin e Pogradecit është paraqitur për mjekim, jashtë rrezikut për jetën, i dëmtuar në këmbë  shtetasi J. M., i cili dyshohet të jetë plagosur në lagjen “Voloreka”, me armë zjarri tip pistoletë, gjatë një konflikti të çastit, nga dy shtetas të tjerë.

Menjëherë në vendngjarje, kanë shkuar shërbimet e policisë dhe nga veprimet e para u bë e mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar konkretisht shtetasit F. B. dhe G. M.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY