Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një epërsi komode në zgjedhjet e së dielës, sipas parashikimeve të hershme nga katër sondazhe, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend.
Parashikimet e para nga kompanitë e sondazheve Ifop, Elabe, Opinionway dhe Ipsos tregojnë se zoti Macron siguroi 57-58 % të votave. Përpara votimit, sondazhet tregonin se Presidenti francez do të fitonte me 56%.
Në Paris ka nisur festa! Brohoritjet shurdhuese dëgjohen në sheshin kryesor poshtë kullës Eiffel nga qytetarë që mbajnë pankarta në duar dhe flamujt kombëtar.
“Macron President”, brohorasin mbështetësit e tij pas rezultateve të exit-pollleve që i dhanë mandatin e dytë më 58% të votave.
Zonja Le Pen pranoi humbjen por tha se do të vazhdojë luftën politike kundër Presidentit Emmanuel Macron në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
“Francezët treguan sot një dëshirë për një kundërpeshë të fortë ndaj Emmanuel Macronit, për një opozitë që të vazhdojë t’i mbrojë ata,” u tha ajo përkrahësve pasi dolë parashikimet e hershme që tregonin se ajo kishte humbur zgjedhjet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...