Hidhte në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihet në prangat e policisë 23-vjeçari.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim:
K. B., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ndalim i këtij shtetasi u bë pasi në datë 15.04.2022, ka furnizuar me karburant automjetin në një pikë karburanti në Klos, Mallakastër, dhe pagesën e ka bërë me kartëmonedha dollar të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/