Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.
Shpallet në kërkim 53-vjeçari që i posedonte.
Policët në Tropojë kanë organizuar punën dhe ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ilir Murataj, vëllai i Admir Murataj që u vra në grabitjen e Rinasit.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, pushk tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e pronarit të banesës, shtetasit Ilir Murataj, 53 vjeç, banues në fshatin Çerem, Tropojë.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/