Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKEMA/ Si u mashtrua dhe si u vodh on-line biznesmeni i ashensorëve

25/08/2016
SKEMA/ Si u mashtrua dhe si u vodh on-line biznesmeni i ashensorëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pronari i një kompanie ashensorësh në Tiranë është mashtruar nëpërmjet porosive për blerje on-line, duke humbur në këtë formë shuma të konsiderueshme parash.
Burime nga Policia e Tiranës thanë se biznesmeni 67- vjeçar, Ideal Agolli, ka denoncuar se persona ende të panjohur i kanë vjedhur me anë të mashtrimit në internet rreth 40 mijë euro.
Vjedhja është kryer në tri faza të fundit gjatë muajve të fundit, ndërsa i dëmtuari e ka kuptuar mashtrimin vetëm disa ditë më parë, kur kompania reale ku ai kishte porositur mallrat, i ka shkruar duke kërkuar të kryhej pagesa. Menjëherë pas e-mailit të mbërritur në adresën e tij, nga kompania me qendër në Shangai, biznesmeni i është drejtuar Policisë së Tiranës.
Ai ka bërë denoncim në zyrat e Antikrimit Ekonomik, duke dorëzuar faturat e parave që kishte nisur në adresën e gabuar, si dhe e-mailet e shkëmbyera me kompaninë fiktive, që i kishte zhvatur paratë. Burimet thanë se adresa nga i kanë shkruar 67- vjeçarit është thuajse e njëjtë me adresën reale ku ai kishte porositur disa materiale për kompaninë e tij, që i priste t’i vinin nga Kina. I vetmi ndryshim ishin disa numra, të cilat Ideal Agolli nuk i ka vënë re, duke e marrë si të mirëqenë. Për këtë arsye ka kryer tri transferta bankare, të parën rreth 27 mijë dollarë, të dytën 10 mijë euro dhe të fundit 5 mijë euro.
Sipas burimeve nga Policia e Tiranës, Sektori Kundër Krimit Ekonomik ka nisur hetimet për vjedhje me anë të mashtrimit kompjuterik, pas denoncimit që ka bërë një biznesmen 67-vjeçar.
Burimet thanë se, më 23 gusht, shtetasi Ideal Agolli ka kallëzuar se është mashtruar online, duke pësuar një dëm ekonomik në shumën prej rreth 40 mijë eurosh. “Në kallëzimin e tij, biznesmeni është shprehur se dëmi i shkaktuar është 10.610,37 euro dhe 27.787,07 dollarë amerikan, nga persona të panjohur, me një adresë e-maili false ‘vvfsi1079@163.com’”, tha dje Policia.
Nëpërmjet mashtrimit me anë të kësaj adrese, autorët kanë devijuar në mënyrë të paligjshme transfertat bankare, të destinuara për të paguar një faturë mbi blerjen e disa mallrave nga kompania kineze “Shanghai CET Electric Co. LTD”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.