VIDEO/ Parandalohet vrasja në Durrës, prangoset vrasësi

VIDEO/ Parandalohet vrasja në Durrës, prangoset vrasësi

58
0
Shares

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë kanë bërë të mundur parandalimin e kryerjes së një vrasje, duke ndaluar autorin e dyshuar, Alfred Skonja 29 vjeç, banues në Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se Skonja, në bashkëpunim me një person tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një tjetër personi.
Ndalimi i tij u bë si rezultat i një pune operative të mirëorganizuar, ku Skonja ka qenë nën vëzhgim të vazhdueshëm gjatë kësaj periudhe nga Policia, me qëllim për të dokumentuar veprimet e tij të jashtëligjshme.
Personi i ndaluar kishte planifikuar që pas kryerjes së krimit do ta digjte me benzinë automjetin e vjedhur.
Skonja, më datë 26. 07. 2016, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në Fushë-Krujë kanë vjedhur automjetin tip Volkswagen me targa AA 029 MM, në pronësi të shtetasit R. B., 22 vjeç, banues në fshatin Zheje, Kurbin, ndërsa targat i përkasin mjetit tip Peugeot në pronësi të shtetases R. B., 37 vjeçe, banuese në Durrës, të vjedhura më datë 18. 07. 2016.
Automjeti i vjedhur është gjetur më datë 24. 08. 2016, rreth mesditës, pranë lumit Erzen.
U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale
• automjeti tip Volkswagen me targa AA 029 MM SI DHE
• sende dhe mjete të ndryshme(veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinë…)që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit.
Për arsye të hetimit nuk bëhen me dije detaje të mëtejshme.
Skonja është person me precedentë penalë të mëparshëm.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale”Vjedhja”në bashkëpunim parashikuar në nenin 134, 25 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY