ELBASAN/ Një nga rrahësit e kancelarit të gjykatës identifikohet, shpallet në kërkim...

ELBASAN/ Një nga rrahësit e kancelarit të gjykatës identifikohet, shpallet në kërkim Usama 24 vjeç

112
0
Shares

Policia e Elbasanit ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të dhunimit të kancelarit të gjykatës Elbasan, Ledio Sulkuqi, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në lagjen Aqif Pasha.

Top channel ka transmetuar një video ku shihen dy të rinjtë me shkopinj në duar, pasi dhunuan kancelarin të cilët ecin me vrap drejt një makine tip Golf të parkuar në zonë dhe largohen në drejtim të paditur.

Njëri nga të rinjtë me shkop në dorë ëshzë 24 vjeçari Usama Gashi nga Elbasani.

24 vjeçari i shpallur në kërkim ka lidhje me një person me precedent të theksuar në Elbasan dhe dyshohet se ai të ketë urdhëruar sulmin ndaj kancelarit pasi ky i fundit nuk e ka njoftuar për një çështje gjyqësore të tij, raporton top channel. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY