Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Shpërthimi dhe breshëritë e arnës që tronditën sot New York- un. Të plagosur nga arma dhe nga turma në metro

12/04/2022
DETAJET/ Shpërthimi dhe breshëritë e arnës që tronditën sot New York- un. Të plagosur nga arma dhe nga turma në metro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një incident me armë zjarri përfshiu metronë e Bruklinit në Nju Jork sot në mëngjes në një orë piku të lëvizjes së udhëtarëve, raporton sot Zeri i Amerikës.

Autori i dyshuar i sulmit qëlloi të paktën 10 persona dhe 6 të tjerë u plagosën. Pesë nga të goditurit me armë ishin në gjendje të rëndë, por nën kontroll mjekësor, ndërsa disa nga të plagosurit u lënduan nga copëza të shkaktuara nga plumbat dhe objekte të tjera. Shumë pasagjerë u rrëzuan në tokë nga paniku i njerëzve që përpiqeshin të largoheshin. Policia njoftoi se ishte vënë në kërkim të një kamioni me targa të shtetit Arizona.

Përpara se të qëllonte personi i armatosur hodhi tym në metro. Policia vazhdon të jetë në kërkim të tij. Autoritetet thanë se asnjë person nuk ndodhej në rrezik për jetën dhe se sulmi nuk po hetohet si terrorizëm, por pa e përjashtuar si mundësi. Zyrtarët thanë gjithashtu se të paktën 16 persona janë plagosur në një mënyrë a një tjetër gjatë sulmit në stacionin e metrosë në lagjen Sunset Park.

Sipas burimeve të shumta të organeve të zbatimit të ligjit në dijeni të hetimeve, informacionet paraprake tregojnë se personi i armatosur që u largua nga vendngjarja, ishte i veshur me një jelek nga ato që përdorin punonjësit e ndërtimit dhe kishte vendosur një maskë anti-gaz.

Fillimisht autoritetet po hetonin rreth njoftimeve për shpërthime në vendngjarje, por policia tha rreth mesditës se nuk ishte në dijeni të ndonjë pajisjeje shpërthyese. Zëdhënësi i kryebashkiakut, Fabien Levy, tha se në vendngjarje u gjetën pajisje të shumta tymuese.

Për ngjarjen u informuan Presidenti Joe Biden, Nënpresidentja Kamala Harris dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams, i cili gjendet në karantinë pas një testi pozitiv për COVID-19 të dielën, tha në një deklaratë të filmuar se qyteti “nuk do të lejojë që njujorkezët të terrorizohen, qoftë edhe nga një individ i vetëm”.

Incidenti ndodhi në një linjë metroje që përshkon Bruklinin jugor në një lagje ku gjenden kryesisht komunitete hispanike dhe aziatike dhe nga ku duhen vetëm rreth 15 minuta udhëtim me tren për në Manhatan. Shkollat lokale, përfshirë shkollën e mesme Sunset Park përballë stacionit, u mbyllën.

Qyteti i Nju Jorkut është përballur me një seri sulmesh me armë dhe incidente gjatë muajve të fundit, përfshirë edhe në sistemin e metrosë së qytetit. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.