Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sulmi i tmerrshëm rus te stacioni i trenit, 50 të vrarë. SHBA mbështet hetimin

09/04/2022
Sulmi i tmerrshëm rus te stacioni i trenit, 50 të vrarë. SHBA mbështet hetimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtëpia e Bardhë tha të premten se administrata e presidentit Joe Biden do të mbështesë hetimet për sulmin në një stacion treni në Ukrainë, për të cilin autoritetet thanë se ishte i mbushur me gra, fëmijë dhe refugjatë të moshuar.

Shtëpia e Bardhë i quajti më herët pamjet nga stacioni i trenit “të tmerrshme dhe të trishtueshme”.

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën kundër agresionit rus, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield në një intervistë për CNN-in.

Të paktën 50 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga një goditje me raketë në një stacion treni në Ukrainën lindore, i mbushur me gra, fëmijë dhe të moshuar që përpiqeshin t’i largoheshin luftës, thanë autoritetet ukrainase. Mes viktimave, 5 ishin fëmijë.

Zyrtarët thanë se shumë nga të plagosurit kishin humbur gjymtyrë dhe po operoheshin pas sulmit në qytetin e Kramatorskit.

Mijëra njerëz ishin në stacionin e trenit kur goditi raketa.

Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia përdori një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi për sulmin, tha një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes. Duke folur në kushte anonimiteti, ai tha se Pentagoni beson se forcat ruse përdorën një raketë SS-21 Scarab, por se motivi i sulmit nuk ishte i qartë.
SS-21 është emri i përdorur nga aleanca ushtarake e NATO-s për një lloj rakete të njohur si Tochka në shtetet ish-sovjetike.
Shtetet e Bashkuara janë ende duke e analizuar sulmin dhe nuk është e qartë nëse ishin përdorur municione thërrmuese, tha zyrtari amerikan.
“Nuk e besojmë mohimin e përgjegjësisë nga rusët”, tha zyrtari. Ministria ruse e mbrojtjes u citua nga agjencia e lajmeve RIA të ketë thënë se raketat që thuhet se kanë goditur stacionin përdoren vetëm nga ushtria e Ukrainës dhe se Kramatosrski nuk ishte objektiv i forcave të armatosura ruse.

Presidenti ukrainas Volodymr Zelenskiy tha se sulmi ndaj civilëve ishte i qëllimshëm dhe fajësoi Rusinë për humbjen e jetëve.

“Rusët çnjerëzorë nuk po i ndryshojnë metodat e tyre. Pa pasur forcën apo guximin për t’u përballur me ne në fushën e betejës, ata po shkatërrojnë në mënyrë cinike popullsinë civile”, tha presidenti në rrjetet sociale.

“Kjo është një e keqe pa kufi. Dhe nëse nuk dënohet, atëherë nuk do të ndalet kurrë.”

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe ministri britanik i mbrojtjes Ben Wallace dënuan sulmin.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se rreth 4,000 civilë ndodheshin brenda dhe përreth stacionit, shumica prej tyre gra dhe fëmijë që po u përgjigjeshin thirrjeve për t’u larguar nga zona përpara se të mbërrinin forcat ruse.

“Njerëzit thjesht po largoheshin për evakuim,” tha prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova gjatë një vizite në Buça, ku gazetarët dhe banorët e kthyer pas largimit të forcave ruse gjetën trupa të vdekurish në rrugë dhe në varreza masive.

Zonja Venediktova foli ndërsa punëtorët nxirrnin kufomat nga një varr masiv pranë një kishe.

Asnjë nga të vdekurit nuk ishte rus, tha ajo. Prokuroria e përgjithshme po i heton vdekjet si krime të mundshme lufte. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.