“Privatizimi i UKT, aferë korruptive e klienteliste e Erion Veliajt”

“Privatizimi i UKT, aferë korruptive e klienteliste e Erion Veliajt”

71
0
Shares

Ditët e fundit Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka hedhur në tregun e interesave të tij edhe lajmin se “Bashkia është në negociata me kompani private për privatizimin e Ujësjellësit të qytetit të Tiranës”.

Partia Republikane e denoncon kete afere te re korruptive te privatizimit të ujësjellësit si një provokim të ulët që i bëhet durimit të popullit të Tiranës, në një kohë kur ky komunitet është goditur nga kriza e plotë ekonomike dhe pazaret korruptive te kualicionit qeverises qe kane vetem nje identitet politik grabitjen e shqiptareve. .

Partia Republikane kundershton tentativën për privatizim të ujësjellësit, duke e konsideruar atë si një aferë të mirëfilltë korrupsioni dhe abuzimi të rëndë me asetet publike të qytetarëve të Tiranës. PR i ben thirrje opozites jo vetem per ta denoncuar, por dhe per ta ndalur kete afere.

“Kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk është pronar i qytetit, por vetëm një administrator i përkohshmë i punës në qytet. Të drejtën e menaxhimit të përkohshëm atij ia kanë dhënë qytetarët e Tiranës, mbi bazën e një kontrate që ai ka lidhur me ta. Kjo kontratë është programi i tij elektoral. Në asnjë rresht të atij programi nuk rezulton që ky Kryetar t’u ketë thënë qytetarëve që ai synon të privatizojë ujësjellësin. Privatizimi i ujësjellësit nuk është një hap banal si tenderat që ky Kryetar po i jep si bakshishe politike për të forcuar pozitat e PS në qytet dhe pozitat e atij vetë në PS. Privatizimi i ujit të qytetarëve është një hap me rëndësi strategjike kombëtare, ka te beje me rolin e shtetit ne garantimin e te mirave publike dhe marrjen persiper te pergjegjesive per garantimin e Sigurise se qytetareve.”

“Per me teper keto procese kerkojne nje vleresim te gjithanshem dhe transparent. Veprimi I kryetarit te bashkise ne mungese te plote transparence si perhere tregon qarte se interesi primar i tij nuk jane qytetaret por mardheniet klienteliste e monopolist te bizneseve te tij apo politikes qe ai perfaqeson”, thuhet ne deklaraten e PR.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY