Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe ndalimin e personit të shpallur në kërkim, Suli Çollaku, 38 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendim Nr. 31, të datës 23. 02. 2015, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 (pesë) vjet burg, për veprën penale, “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.
Suli Çollaku para disa vitesh, rezulton të ketë qenë Kryetar i një shoqate private, e cila kujdesej për persona në nevojë, në qytetin e Pogradecit.
Nga verifikimet e kryera rezulton se, ky shtetas duke abuzuar me detyrën, mashtronte njerëz dhe përfitonte prej tyre shuma lekësh, duke iu premtuar në këmbim: përfitime pensioni, vende të ndryshme pune, apo ndihmë ekonomike, anëtarëve të shoqatës në fjalë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/