SKANDAL/ Vdekja e adoleshentit te landfilli, Erion Veliaj fsheh administratorin

SKANDAL/ Vdekja e adoleshentit te landfilli, Erion Veliaj fsheh administratorin

184
0
Shares

Image GalleryKryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, është përgjegjësi për vdekjen e minorenit te landfilli i Sharrës.
Përkundër këtij denoncimi, PD, apelon sërish ndaj organit të akuzës për hetimin e kreut të bashksië.
Sipas sekretares së Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, “aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Erion Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të këshillit Bashkiak”.
Por ndërsa ky administrator nuk figuron në të dhënat e QKR-së, Duma ngre dy pikëpyetje: Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit bashkiak duke mos e caktuar atë; ose ka falsifikuar të dhënat në QKR, duke hequr emrin e administratorit, pas vdekjes së minorenit.

Deklarata e plotë e sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma


grida duma 27 gushtKrimi në landifllin e Erion Veliajt e ka origjinën në një skemë të pastër korrupsioni e paligjshmërie.
E gjitha nisi në maj të këtij viti, kur Veliaj kaloi në Këshill Bashkiak ndërmarrjen Eco-Tirana.
Pa garë, pa konkurrencë, ai i dha një kompanie italiane 49 për qind të aksioneve, ndërkohë që vetë mbajti 51 për qind të saj.
E bëri firmën italiane pronare të mbetjeve të Tiranës, dhe i dha asaj ekskluzivitetin e tregtimit, riciklimit dhe përfitimit prej kësaj industrie.
Dhe për më tepër, Erion Veliaj, vendosi ti dhurojë edhe 2.5 milionë euro vetëm vitin e parë. Shumë që sipas planit të miratuar do të rritet nga viti në vit.
Të gjitha këto janë një grumbull me shkelje të Erion Veliajt.
Por më e rënda është se ende sot që flasim, edhe pse firma e tij ka nisur punimet, nuk rezulton zyrtarisht një administrator përgjegjës për landfillin, pra personi që është përgjegjës për sigurinë dhe respektimin e kodit të punës.
Kjo vërtetohet nga një kërkim i thjeshtë që bëhet në faqen e QKR.
Siç mund ta shihni në ekran, tabela e administratorit ekzekutiv është pa emër.
Aktet e kaluara në Këshill, bëjnë direkt përgjegjës Erion Veliajn, i cili është i ngarkuar për caktimin e administratorit, sipas pikës 5 të vendimit të këshillit Bashkiak.
Ja ku është vendimi.
Dy janë mundësitë.
Ose Erion Veliaj ka shkelur vendimin e Këshillit Bashkiak duke mos e caktuar administratorin ekzekutiv, gjë që në këtë rast e bën atë direkt përgjegjës, ose pas vdekjes së Arditit dhe zbulimit të paligjshmërisë së madhe atje, e kanë fshirë, e kanë zhdukur emrin e administratorit nga faqja e QKR.
Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn, për paligjshmërinë e landifllit, për atë aferë krimi e korrupsioni që mori jetën e Arditit.
Këto fakte e nxjerrin direkt përgjegjës Erion Veliajn për shfrytëzimin e të miturve e mosrespektimin e normave të sigurisë dhe Kodit të Punës.
Është kjo arsyeja pse ai hesht, i fshihet kësaj ngjarjeve, është kjo arsyeja pse censuron median.
Ai po bën gjithçka për ta mbyllur këtë histori krimi dhe korrupsioni.
Përse nuk heton Prokuroria?
Pas këtyre fakteve, institucioni i akuzës është në detyrimin të nisë ndjekjen penale ndaj Erion Veliajt?
Përse Erion Veliaj qëndron mbi ligjin?
Kush e ndalon ligjin të funksionojë në këtë rast?
Pse paska imunitet Erion Veliaj i kapur në krim dhe korrupsion, kur ai në të vërtetë ka përgjegjësi direkte ligjore e administrative për vdekjen e Arditit.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY