Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia rrugore aksion për rripin e sigurimit, ndëshkim me gjobë edhe për pasagjerët

27/08/2016
Policia rrugore aksion për rripin e sigurimit, ndëshkim me gjobë edhe për pasagjerët
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tashmë jo vetëm shoferët, por dhe pasagjerët, duke përfshirë dhe ata që ulen në pjesën e prapme të automjeteve do të ndëshkohen me gjobë, në rast se nuk vendosin rripin e sigurimit. Gjoba do t’i faturohet drejtuesit të mjetit, dhe vlera për këtë shkelje ka pësuar një rritje drastike pas ndryshimeve të fundit në Kodin Rrugor.
“Masat administrative fillojnë nga 5 mijë lekë deri në 15 mijë lekë, si dhe shoqërohet me pezullim të lejeve të drejtimit që kanë fëmijë dhe nuk kanë vendosur sistemet e fiksimit. Kushdo që udhëton me një mjet mbas vitit 1990, duhet të përdorë sistemet e fiksimit, edhe drejtuesi i mjetit, edhe pasagjeri edhe pasagjerët që vendosen mbrapa. Do ju lutesha qytetarëve që të jenë korrektë dhe të zbatojnë këtë dispozitë pasi policia rrugore është zbatuese dhe jo interpretuese e kësaj dispozite”,  sqaron drejtori i Qarkullimit Rrugor në Polici, Ard Veliu,
Pas disa aksidenteve të rënda, policia me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, ka hartuar një plan të posaçëm masash për rritjen e elementëve të sigurisë në rrugë, ku përfshihet dhe ndëshkimi për këtë dispozitë të Kodit Rrugor.
Me plane të detajuara vendosje në akset rrugore që kanë ngarkesë, në zonat turistike dhe në rrugët e konstatuara si njolla të zeza, policia është përqendruar në ndëshkimin e shtetasve që përdorin pije alkoolike, që flasin në celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe drejtuesit e motorçikletave që nuk përdorin kaskë.
Drejtori i ri i Qarkullimit Rrugor në Polici, Ard Veliu, bën me dije se gjatë muajit gusht dhe në tërësi për vitin 2016, ka një tendencë ulje të aksidenteve rrugore. Vetëm për muajin gusht sipas tij, ka një ulje prej 27 përqindësh në tërësi e më konkretisht, me një ulje prej 8 për qind për të vrarët dhe 50 për qind për të plagosurit rëndë.

ard veliu
Ard Veliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
Vrasja e Roan Brahimit, detaje të reja të profilit, i përfshirë në disa ngjarje

SPAK përfundon kontrollet te Samir Mane, a është sekuestruar telefoni

14/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

Përshkallëzohet protesta, bllokohet aksi kryesor, autostrada Tiranë-Durrës

14/06/2026
Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

Ramës i largohet deputetja e parë. Neomalsorja shpall largimin. Protestuesit: Eja tek ne!

14/06/2026
Atentati ndaj Sadedinit në Vlorë, çfarë ndodhi në 2017 në lokalin dhe makinën e tij

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja

14/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.