Gjykata lë 30 ditë burg për vrasësin e dyshuar Alfred Skonja

Gjykata lë 30 ditë burg për vrasësin e dyshuar Alfred Skonja

168
0
Shares

Alfred Skonja, 29-vjeçari që u arrestua të enjten në Durrës, ka dalë para gjykarës për vlerësim të masës së sigurisë. I akuzuar nga policia se kishte planifikuar vrasje, Prokuroria ka kërkuar vetëm 30 ditë burg për vjedhjen e një mjeti në Fushë – Krujë, derisa të mbërrijë ekspertiza nga laboratori i policisë shkencore. Kërkesë kjo që u pranua nga gjykata.

Policia e Shtetit njoftoi se Alfred Skonja i cili kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, për të cilin po punohet për kapjen e tij, kishin ndërmarrë të gjitha masat e duhura dhe kishin kryer të gjitha veprimet përgatitore për vrasjen e një shtetasi, identiteti i të cilit për arsye hetimi nuk bëhet me dije.

Sipas policies, dy autorët me datën 26 Korrik kanë vjedhur në Fushë – Krujë një automjet tip Volswagen në pronësi të një 22-vjeçari, mjet të cilin më pas e kishin pajisur me targat e një mjeti tjetër tip Peugeot, dhe do ta përdornin për të kryer vrasjen. Policia sekuestroi veshje, kapele, kokore, lëndë djegëse benzinw, që do ndihmonin në kamuflimin e autorëve gjatë kryerjes së aktit kriminal dhe krimit. Në vitin 2009, Skonja në bashkëpunim me tre presona të tjerë u arrestuan për plaçkitje të një dyqani celularësh në qendër të Durrësit.

Image result for alfred skonja

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY