Dita e dasmës është një ditë e shënuar për çdo vajzë. E tillë ka qenë edhe për Rajmondën, vajzën nga Mirdita, motër e katër vëllezërve.
Dy prej vëllezërve, emigrantë në Angli, në pamundësi për të marrë pjesë fizikisht në gëzimin e motrës së tyre, e kanë suprizuar këtë të fundit me praninë e tyre përmes lidhjes me skype.
Ata kanë shijuar dasmën njësoj si të pranishmit në sallë, teksa në ekranin e madh të vendosur në qendër të sallës kënduan dhe kërcyen sëbashku me dasmorët. Emocione dhe lot gëzimi nuk munguan në sytë e tyre.
Këtë surpizë të bukur nga dasma në familjen Gjeta e ka rrëfyer në një postim në “Facebook”, Gjergj Marku, të cilin e shoqëron dhe me këto foto.
…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/