Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Erald Nika 22 vjeç, banues në fshatin Kameras, Fushë –Krujë.
Arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë, në orët e mbrëmjes, si pasojë një konflikti çasti ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin M. K 18 vjeç, banues në fshatin Kameras.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e autorit menjëherë pas kryerjes së krimit.
Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• arma e krimit tip pistoletë me mulli pa numër dhe
• dy gëzhoja, kalibri 7.62mm, mod.54.
Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me dashje”e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/