Nga Edmond Spaho
Me keqardhje sot vendosa ti jap fund pjesmarrjes sime ne Komisionin hetimor per hetimin e vjedhjes me te madhe ne historine e shtetit shqiptar, aferes se inceneratoreve. Megjithe perpjekjet e medha qe kam bere per te kryer detyren time ne kete komision, si dhe perpjekjet e gjithe kolegeve te opozites, ve re se:
1. Maxhoranca po pengon me te gjithe mjetet hetimin e aferes se inceneratoreve.
· institucionet shteterore nuk permbushin detyrimin per dhenjen e informacionit sipas percaktimeve ligjore. Tre muaj ne dispozicion per te hetuar kete afere u shpenzuan vetem per mbledhje materialesh dhe te dhenash. Aktualisht nje numur institucionesh shteterore dhe private ende nuk i kane sjelle ato sipas kerkesave.
· Maxhoranca po pengon me pretekste absurde degjimin e deshmitareve per te cilet Komisioni me vote ka marre vendim per ti degjuar. Dje nuk u degjuan dy gazetare te cilet kane kryer investigime thelbesore per abuzimet ne ndertimin dhe shfrytezimin e inceneratorit te Elbasanit.
Se pari: kane ivestiguar proceduren e dhenjes se koncensionit e cila eshte ne shkelje te ligjit per koncensionet. Ne Elbasan nuk ka pasur emergjence mjedisore pasi autoriteti perkates ne Ministrine e Mjedisit nuk ka marre asnjehere vendim per shpalljen e Elbasanit emergjence mjedisore. Per rrjedhoje, dhenja e koncesionit te inceneratorit te Elbasanit me negociim direkt kompanise se Klodian Zotos dhe Stela Gugalles eshte bere ne shkelje te ligjit.
Se dyti: Kane investiguar qe Qeveria Shqiptare me VKM ka autorizuar Ministrine e Energjise te lidhe nje kontrate te dyte me firmen e Kiodian Zotos per prodhimin e energjise elektrike nga impianti elektrik i inceneratorit te Elbasanit per 25 vjet. Kontrata e pare e lidhur me Ministrine e Mjedisit parashikon qe inceneratori se bashku me impiantin e energjise ti rikthehen shtetit shqiptar pas 7 vitesh shfrytezimi. Perse dy vendime qeverie dhe dy kontrata te ndryshme?
Preteksti qe u paraqit per mosdegjimin e gazetareve ishte qe Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugalla kane hedhur gazetaret ne gjyq. Klodian Zoto, Mirel Mertiri dhe Stela Gugalla jane ne arrati per akuzat qe kane ngritur gazetaret vite perpara. Maxhoranca ne mbrojtje te ketyre abuzuesve nuk lejoi degjimin e gazetareve.
· Stafi i Kuvendit, i vene ne dispozicion te Komisionit, eshte nen presionin politik te maxhorances dhe interpreton ligjet dhe rregulloren e Komisioneve hetimore sipas orekseve te maxhorances.
Dje juristja e Komisionit konfirmoi qe gazetaret kane konflikt interesi prandaj nuk duhen degjuar. Kjo nuk eshte e vertete pasi nuk ka hetim apo gjyq te filluar per gazetaret per shpifje. Ne arrati nuk jane gazetaret por ata qe pretendojne per shpifje.
Ne praktiken e punes se Komisioneve hetimore parlamentare jane marre ne pyetje deshmitare ndaj te cileve ka pasur padi per shpifje. Te dy Komisionet hetimore te ngritura per privatizimin e CEZ kane praktika te tilla. Per me teper, Kuvendi ka nje praktike zyrtare te interpretimit te kesaj ceshtje dhe ka konfirmuar me shkrim nga Kryetari i Kuvendit qe kjo marredhenie nuk perben konflikt interesi.
2. Ne rradhet e deputeteve te maxhorance ne komisionin hetimor, sipas mendimit tim, ka konflikt interesi dhe nuk duhet te jene pjese e tij. Nenkryetarja e komisionit ka marre pjese ne procedurat e dhenjes se koncesionit te inceneratorit te Elbasanit ne funksionin qe ka pasur ne ate kohe si ministre.
Nje deputet i dyte ne komision, sipas informacioneve te mia, ka lidhje te aferta familjare me Kryetarin e Bashkise se Elbasanit. Bashkia e Elbasanit hetohet nga komisioni hetimor per inseneratoret.
3. Gazetaret te cilet u ndaluan dje te deshmonin, me punen e tyre kane mbrojtur interesin publik. Maxhoranca, me objektivin per te sabotuar punen e Komisionit, nuk lejoi qe ata te deshmojne. Shpreh keqardhjen qe rastit te moslejimit te deshmise se dy gazetareve nuk ju be jehone ne media.
Per sa me siper si dhe nga eksperienca e Komisioneve hetimore parlamentare deri me sot, kam vendosur qe per te ndergjegjesuar opinionin publik per kete ceshtje kaq te rendesishme:
Te terhiqem nga Komisioni hetimor ne shenje proteste per mosdegjimin e dy gazetareve dhe te perpjekjeve te maxhorances per te sabotuar punen e Komisionit.
Nuk do te marr pjese ne asnje Komision hetimor parlamentar dhe nuk do te votoj ngritjen e asnje Komisioni te tille derisa te mos korregjohet ligji per Komisionet hetimore parlamentare i cili ne formen qe eshte nuk lejon hetim te vertete parlamentar.
Do te ndermarr inisiativen ligjevenese per ndryshim ne ligjin per Komisionet hetimore parlamentare i cili ti garantoje kerkuesit te ngritjes se Komisionit hetimor maxhorancen dhe kryesimin e komisionit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/