Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bashës për cështjen që lidhet me...

Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Bashës për cështjen që lidhet me kuvendin e 11 dhjetorit

84
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e selisë së PD për të shkarkuar gjyqtarin Agron Zhukri nga gjykimi i çështjes që lidhet me vendimet e kuvendit të PD me 11 dhjetor.

Selia e PD kërkoi pak javë më parë largimin e Zhukrit nga kjo çështje. Vetë Zhukri pati dhënë dorëheqje por kjo u refuzua nga drejtuesi i gjykatës.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Dhoma Civile, në datën 04.02.2022, ka shqyrtuar në dhomë këshillimi, kërkesën, me kërkues Partia Demokratike e Shqipërise, përfaqësuar nga Kryetari i PDSH-së Z. Lulzim Basha në kuptim të nenit 46 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me objekt: “Perjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, nga shqyrtimi i ceshtjes Nr.1346/2021”.

Në përfundim të gjykimit, të zhvilluar në Dhomë Këshillimi, Gjykata duke u bazuar në nenet 72, 74,75  të K.Pr.Civile,                                                                                

​​​​          V E N D O S I

-Mospranimin e kërkesës së kërkuesit për përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri nga gjykimi i çështjes civile me Nr.1346/2021.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY