Një foto me të dashurin, një pozicion i ri seksual. Kështu janë komentuar pozat më të reja të pushimeve, që modelja shkodrane Angela Martini ka realizuar pranë të dashurit të saj, multimiliarderit rumun, Dragos Savulescu.
Një herë i ulet sipër, pastaj i fut këmbën mes këmbëve, apo i ngjeshet me të pasmet e saj, janë këto stilet e fotove që Angela bën me partnerin e ri, duke e jetuar si një “reality show” lidhjen e saj të dashurisë. Nga Kana në ishujt e Greqisë, ka qenë itenerari i modeles që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me producentin e filmave, i cili prej tre vitesh jeton në Los Angeles. Ata vendosën t’i ndajnë fotot ekskluzive të lidhjes gjatë qëndrimit të tyre në Kanë, ku pozonin të përqafuar dhe shumë të dashuruar. Çifti ndodhej në festivalin prestigjioz të filmit në Francë, nga ku postuan edhe video nga jahti, ku argëtoheshin mes miqsh. Në të gjitha udhëtimet e tyre duken shumë të lumtur duke kërcyer, kënduar dhe shijuar çdo moment në maksimum. Mesa duket 2016-ta kulmoi me mbarësi për modelen shtatlartë, pasi siç u shpreh dhe vetë la pas një vit vërtet dramatik në çështjet private.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/