Gazment Bardhi sulmon kandidatët e Rithemelimit: Berisha shtojcë e LSI

Gazment Bardhi sulmon kandidatët e Rithemelimit: Berisha shtojcë e LSI

50
0
Shares

Deputeti i PD, Gazment Bardhi sulmoi sot Rithemelimin pasi Komisioni prezantoi kanditatët e vet brenda një koalicioni me parti të qendrës dhe të djathta.

”Logo e demokratëve është vetëm PD. Berisha shtojcë e LSI në koalicionin non grata”, tha deputeti Bardhi, një nga idhtarët e ndarjes së PD.

Deklarata e Bardhit:

Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur Non Grata logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA!. Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën! a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY