Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Genc Pollo tha sot se edhe nëse Basha do vendosë kandidatët e vet nuk fo të ndikojë shumë rezultatin.
Gazetarja: Por Basha kontrollon selinë dhe logon e Partisë Demokratike
G. Pollo: Një parti parti politike nuk mund të reduktohet në ndërtesën, logon e vulën. Një parti politike është në thelb anëtarësia, idetë dhe tradita politike si edhe fryma motivuese. Të tre këta komponentë thelbësorë i shoh tek PD e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit të kaluar. Grupimi rreth Lulzimit mund të ketë ende ndërtesën si dhe e vulën e vjetër por absolutisht nuk ka ndonjë nga tre komponentët thelbësorë. Lulzimi mbase emëron kandidatët e vet për 6 marsin; me synimin të përçajë votën e opozitës. Por në këtë rast duket dëmi mbetet i kufizuar dhe në shumicën e bashkive pa impakt në rezultatin final.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/