Gazment Bardhi këmbëngul: Meta duhej të bënte padi në Kushtetuese: Po flet...

Gazment Bardhi këmbëngul: Meta duhej të bënte padi në Kushtetuese: Po flet gjuhën e foltores

50
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi nuk bie dakord me argumentat e Presidentit Meta në lidhje me vënien në lëvizje të Kushtetueses duke ofruar për këtë edhe një pjesë të vendimit të Kushtetueses për zgjedhjet lokale të 2019.

Çfarë thotë Bardhi:

Një sulm më shumë, një sulm më pak nga Ilir Meta nuk ndryshon asgjë në raport me të vërtetën. Presidenti nuk e mbajti premtimin për t’i shkuar deri në fund të vërtetëcs kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit 2019. Ai nuk iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për të provuar se kishte të drejtë për shtyrjen e zgjedhjeve.

Gjuha e Foltores nuk mund të jetë kurrë gjuhë e institucionit të Presidentit, pavarësisht halleve të përbashkëta të Ilir Metës, Edi Ramës dhe Sali Berishës.

Duke i uruar punë të mbarë Presidentit të Republikës, i sugjeroj lexim të kujdesshëm të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY