Qeverisja e Edi Ramës në përkeqësim, deputeti Agron Gjekmarkaj ka një propozim

Qeverisja e Edi Ramës në përkeqësim, deputeti Agron Gjekmarkaj ka një propozim

57
0
Shares

“Qeverisja e Edi Ramës në përkeqësim”, ndërsa deputeti Agron Gjekamarkaj jep një propozim por duhet pritur që edhe Basha të jetë dakord.

NË PËRKËQËSIM !

Kështu na përkufizojnë institucionet ndërkombëtare nën qeverisjen e Edi Ramës.
Në përkeqësim korrupsioni. Në përkeqësim transparenca. Në perkeqësim liria e shprehjes. Në përkeqësim liria për të protestuar.

Organizata më prestigjioze që mat korrupsionin në botë, Transparency International thotë se qeveria në Shqipëri përdori pandeminë për të përkeqësuar gjendjen në të gjitha këto fusha, që lidhen direkt me të drejtat e njeriut, me lirinë, me mirëqenien dhe zhvillimin. Prej nisjes së pandemisë, Partia Demokratike ka bërë disa kallëzime konkrete për korrupsion domethënës të qeverisë me tenderat anticovid. Hetimet provuan gjthçka, por nuk goditën kokën. Prandaj gjendja përkeqësohet, sepse kryeministri, ministrat, kryebashkiakët e ndiejnë veten të paprekshëm.

Më shumë sesa tek drejtësia, shqiptarët i kanë sytë sërish nga Amerika. Shpallja nongrata e qeveritarëve të korruptuar, duke nisur nga Edi Rama, është një mekanizëm i mirëpritur, që mund të funksionojë për të ndalur përkeqësimin.

Aty ku nuk ka vullnet politik për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut, siç vëren Transparency International për Shqipërinë, aty duhet ndryshim!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY