Nga Artan Fuga
Cfarë lidhje ka garda të ruajë ndërtesën e SHQUP-it vetëm Zoti e di!
Garda ndofta ruan trupin e kryetarit të opozitës, por vetëm injorantët në shkencat e së drejtës nuk bëjnë dallimin midis trupit të kryetarit dhe mureve të ndërtesës!
Garda në zbatim të detyrave të saj kishte detyrimin ta mbante larg objektin e ruajtjes së vet, ta siguronte duke e ndaluar të shkonte në një vend ku ishte paralajmëruar dhunë. Por, jo të bëhej pjesë e skenareve me dhunë në Partinë demokratike!
Ngatërrimi i këtyre të dyjave duke se i ka vendosur në vështirësi punonjësit e Gardës që të jenë përballë manifestuesve çka nuk është detyra e tyre, dhe mbi të gjitha të jenë përkrah individëve të dhunshëm që ushtruan dhunë të paligjshme.
Për këdo që e ka të vështirë kuptimin. Ta zemë kryetari shkon në pijetore dhe dehet, atje zihet me të dehur të tjerë. Garda nuk ka për mision të hyjë në sherr me pijanecët, por e tërheq kryetarin nga birraria ose e ndalon të dehet atje.
Ose kryetari shkon në stadium dhe bën sherr me tifoza të tjerë duke u futur në një përleshje me gjuajtje kanoçesh birre. Garda nuk ka për detyrë të marrë pjesë në sherr, por e heq kryetarin që andej dhe e ndalon ose e këshillon mos bëjë të tilla sherre.
Ndani pra atë që filozofët e dinin që në kohërat e Mesjetës, trupin e mbretit nga Mbretëria!
(Shembujt janë krejt të shpikur)
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/