Deputeti Lulzim Basha rrëzoi sot mundësinë për të verifikuar besimin e demokratëve ndaj tij përmes një mekanizmi votimi.
I pyetur nga gazetarët për këtë mundësi ai tha se ishte i vendosur në misionin që sipas tij ia kanë besuar shumica e demokratëve.
“Jam i vendosur në këtë mision se kështu më kanë besuar. Unë e di se ka njerëz që nuk më duan në krye të PD-së. Por këta janë pakica që jetojnë mbi gjakun e shumicës. Unë e di se thellë në zemrën tuaj ju gazetarët nuk doni të jeni pjesë e kësaj kaste”, tha Basha.
Në vijim Basha tha se beson se ka mbështetjen e shumicës së demokratëve.
”Jam i bindur se do kem ndihmën e qindra mijërave demorkatëve. Jo vetëm të tyre por edhe të qytetarëve shqiptarë të cilët e kanë kuptuar sesa të lidhur janë 3 bajraktarët e trekëndëshit të Bermudës. Qytetarët duan një qeveri të pastruar nga krimi dhe nga 3 bajraktarët. Dy të tjerët e kanë provuar tashmë se në cdo rast të fatkeqësive që kanë zgjedhur gjithmonë interesat e tyre”, tha Basha
Në vijim Basha komentoi ndjekjen penale për deputetin Gazment Bardhi duke theksuat se ai nuk ka lidhje me lëndët e lëshuara.
“Ju patë se e vetmja gjë që kishim në dispozicion për tu mbrojtur ishin bombula zjarrfikëse dhe i kemi grumbulluar tani në kat të dytë. Nuk ishte gaz lotsjellës, ishin fikëse zjarri. Ju e patë se kur policia ndërhyri me gaz efekti ishte i tmerrshëm”, tha Basha. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/