SAMI NEZA/ Nuk ekzistojnë dy shumica, njeri Kuvend është nul

SAMI NEZA/ Nuk ekzistojnë dy shumica, njeri Kuvend është nul

284
0
Shares

Nga Sami Neza

Kryesia e PD vendosi sonte me shumicë votash për të mbajtur kuvendin e PD me 18 dhjetor të këtij viti vetëm një javë nga data që anëtarësia e Kuvendit të PD-së ka vendosur të mbajë një Kuvend tjetër.

Procedurialisht, pra duke mos komentuar të gjitha pasojat politike të këtij vendimi të kryesisë është e pamundur që kjo parti të mbajë me të njëjtën trupë anëtarësh të Kuvendit Kombëtar dy Kuvende.
Nëse me 11 dhjetor 2021 Kuvendi i inicuar nga anëtarësia dhe i inspiruar nga ish kryetari I kësaj partie Sali Berisha ia del të grumbullojë një më shumë se 50% e anëtarëve të Kuvendit Kombëtar ai jo vetëm që nis Kuvendin por edhe merr vendime. Përmes krijimit të kuorumit për nisjen e kuvendit dhe kapjes së shifrës 50%plus 1, punimet e tij mund të zhvillohen normalisht pra rendi i ditës i deklaruar nga Berisha pak ditë më parë zbatohet pike për pikë sic janë ndryshimet në statut; vendimi për shkarkimin e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe njoftimin për hapejne garës për kryetar të PD-së etj.
Me zhvilliminve këtij kuvendi është konsumuar trupa e anëtarëve të Kuvendit për të bërë të mundur marrjen e vendimeve në një kuvend tjetër që del jashtë kornizës së këtij kuvendi.
Lulzim Basha nuk mund të mbledhë kuvend më 18 dhjetor, ose mund ta mbledhë atë por në momentin kur duhet të verifikojë prezencën ai nuk ka shumicën e nevojshme për të vijuar me rendin e ditës.
Pra kuvend me pakicën e anëtarëve të Kuvendit nuk mund të ketë. Nuk mund të merren vendime dhe aq më pak mund të rrotullohet boshti I PD-së nga dikush tjetër pas një kuvendi që ka fituar legjitimitet për shkak të kuorumit një javë më parë.
Kuvendi i datës 18 dhjetor është nul me këtë rast. Ai është iipaligjshëm dhe si I tillë duhet paditur në gjykatë apo prokurori me akuza të tilla sic janë përpjekja për përvetësimin e detyrës apo të tjera që juristët e bollshëm në PD i dinë shumë më mire se ne të tjerët.
Por nëse kuvendi i 11 dhjetorit dështon, pra nuk kemi 1800 firma për thirrjen e tij ose janë 1800 firma për thirrjen e tij por pjesëmarrja është nën 50% ai nuk mund të marrë vendime. Nëse kjo histori ndodh atëherë automatikisht supozohet se mazhoranca është zhvendosur tek kuvendi I 18 dhjetorit.
Kjo ka pak gjasa të ndodhë. Numri I firmave për mbledhjen e Kuvendit të anëtarësisë shkon mbi 5000, një kuorum i mjaftueshëm për të realizuar kuvendin.
Pas kësaj është e palogjikshme që PD zyrtare të vijojë me kuvendin e 18 dhjetorit. Mbajtja e atij kuvendi është dicka tjetër por jo kuvend I PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY