Akademiku Artan Fuga, ka reaguar pas njoftimit të kreut të PD se Kuvendi do të mblidhet më 18 dhjetor.
Profesor Fuga e konsideron si vetëvrasje politike dhe monolog me vetvetes.
Postimi i Fugës:
Kongres i partisë demokratike në 18 dhjetor???
Antimiting?
Uaaaaaaaaaaaa, vetëvrasje politike!!!
Cfarë monologu me vetveten.
Carje skizofrenike ndarjeje në dysh e identitetit politik! Vetëm psikanaliza i jep dum kësaj.
Cfarë gafe shekullore!!!
Më keq se djegja e mandateve të deputetëve, më budallallik politik se injorimi i zgjedhjeve për bashkitë!
Kryesia e PD vulosi sot çarjen në dysh të partisë, të grupit parlamentar dhe të elektoratit!
Hoqi me vendim vetveten!
Nuk kishte si ta bënte më keq!
E pabesueshme! Në fakt e pritshme pas dhjetra gafave me ose pa qëllim që kanë dëmtuar rëndë opozitën shqiptare, pra edhe ne si qytetarë, votojmë ose jo për të!
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/