Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, rrugët e bllokuara në Shkodër

Ndeshja Shqipëri-Maqedoni, rrugët e bllokuara në Shkodër

103
0
Shares

Nëqytetin Shkodër, do të zhvillohet ndeshja ndërkombëtare e futbollit, ndërmjet përfaqësueses së Shqipërisë dhe Maqedonisë, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Policia e Shkodrës ka marrë disa masa që nisin me kufizimin e lëvizjeve dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore si dhe hyrjen në stadium 3-4 orë para nisjes së ndeshjes.

Rrugët e bllokuara

1.Nërrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00

Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj

2.Në aksinbulevardi “Zogu i Parë”(ose sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”), duke filluar nga ora 08:00 do të ketë kufizim të qarkullimit dhe ndalim parkimi të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24:00

3.Do të ndalohet parkimi i automjeteve dhe lëvizja e tyre nga degëzimet e rrugës që të çojnë nërrugën“B. Bishanaku”dhe anasjelltas, nga ora 08:00 deri në ora 24:00

4.Do të ndalohet parkimi dhe lëvizja e automjeteve në rrugën “Zyhdi Repishti”(rruga e ish poligonit të qitjes) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

5.Do të ndalohet parkimi i automjeteve, në të dy anët eUnazës Perëndimore(nga ish Zukthat deri tek Kryqëzimi i Kirasit) nga ora 08:00 deri në orën 24:00

6.Do të ketë kufizim lëvizjeje të automjeteve në orët e pasdites deri në përfundim të ndeshjes në segmentet rrugore :“Xhabije – Parrucë” o “Sheshi 2 Prilli – Parrucë” o “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë” o “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”

Hyrja në stadium

Aktiviteti sportiv është parashikuar të fillojë në orën 20:45 dhe hyrja e tifozerisë, me qëllim shmangien e konfuzionit, do të nisë në orën 17:00 Kërkojmë mirëkuptimin e sportdashësve që do të marrin pjesë në këtë aktivitet në respektimin dhe zbatimin e këtyre masave si dhe paisjen me biletë dhe dokument identifikimi, duke shmangur njëkohësisht mbajtjen me vete dhe futjen në ambientet e stadiumit të,sendeve të forta, borive, shisheve të çfarëdolloji, fishekzjarreve, monedhave apo sendeve metalike, pasi në hyrje do të kontrollohen fizikisht të gjithë.

Njoftojmë administratorët e bizneseve që zhvillojnë aktivitet tregtar përreth dhe në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” të tregohen mirëkuptues duke i mbyllur aktivitetet në orën 15:00, bën të ditur policia vendore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY