Shqipëria shënon fitoren e parë, mund Hungarinë në Elbasan Arena

Shqipëria shënon fitoren e parë, mund Hungarinë në Elbasan Arena

85
0
Shares

Shqipëria shënon fitoren e parë ndaj Hungarisë në Elbasan Arena ndërkohë që goli erdhi 3 minuta para përfundimot të ndeshjes.

Goli spektakolar u realizua nga Armando Broja, në triumfin 1-0 në “Elbasan Arena”.  Një fitore mëse e merituar kjo për kuqezinjtë e Edi Rejës.

Kombëtarja shqiptare u shfaq dominuese në të dyja pjesët e lojës, teksa gjithçka u shpërblye në minutën e 87-të, kur Armando Broja, mposhti portierin kundërshtar me një gjuajtje me të djathtën.

Broja hyri në fushë në minutën e 78-të duke zënë vendin e Balajt, teksa vetëm 9 minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën. Me këtë fitore Shqipëria u ngjit në kuotën e 9 pikëve, duke mbajtur përkohësisht vendin e dytë.

FT: SHQIPËRI – HUNGARI 1-0

Broja 87′

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY