Koronavirusi i ka marrë jetën një vajze 20-vjeçare nga Gjakova, e cila kishte katër ditë që ishte duke u trajtuar në mjekim intensiv në Qendrën Klinike Universitare.
20-vjeçarja kishte humbur disa ditë më parë po nga COVID-19 edhe babain.
Lajmin e ka konfirmuar mjekja Agreta Gecaj-Gashi. “Ajo ka ndërruar jetë në Intensiven COVID. Ishte duke u trajtuar tash e katër ditë. Babai i saj në bazë të informacioneve që kemi ne, ka qenë i shtruar në Gjakovë dhe ka vdekur disa ditë më herët”, u shpreh ajo per Telegrafin.
Gecaj-Gashi theksoi se 20-vjeçarja nga Gjakova nuk ka qenë e vaksinuar.
Varianti Delta i COVID-19 është duke i prekur më së shumti moshat e reja. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/