Automjezi ku shpërtheu eksplozivi në Bulqizë i përket Elton Debreshit, aktualisht kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës dhe më herët në zgjedhjet e 25 prillit, kandidat i pavarur për deputet.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Bulqizë rreth orës 01:00 në lagjen “Kodra e Danit” në fshatin Dushaj.
Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ ishte parkuar pranë banesës së tij, ndërsa lënda eksplozive ishte vendosur në pjesën e përparme. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.
Policia e Bulqizës ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për autorët e vendosjes së lëndës eksplozive. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/